Templates by BIGtheme NET

87 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 31 shëruar në 24 orë

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë edhe 31 pacientë janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.

Numri total i të prekurve ka shkuar në 2677 ndërsa 1425 janë shëruar. Numri rasteve aktive në Kosovë është 1203 persona.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*