Templates by BIGtheme NET

9 viktima dhe 176 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

176 raste të reja me Kovid 19, janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, nga 870 qytetarë të testuar.

61 persona të infektuar janë nga Shkupi, pastaj Tetova me 22, Struga 19, Ohri dhe Shtipi me 14, Kumanova me tetë dhe Gostivari me shtatë të infektuar rishtas. Me këtë, numri i rasteve deri më tani në vend është rritur mbi 6.000.

Në 24 orët e fundit, vdiqën nëntë persona të infektuar, shtatë nga Shkupi, nga një nga Tetova dhe Struga.

80 pacientë u shëruan nga virusi, shumica prej tyre nga Tetova – 30, pastaj Shtipi 18, tetë nga Gostivari dhe Krusheva, pesë nga Shkupi.

Deri më tani, më shumë se 2,300 qytetarë janë shëruar nga Kovid – 19.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*