Templates by BIGtheme NET

Gruaja kapet në kamera duke i kollitur një foshnjeje në fytyrë, ishte dhe mësuese (VIDEO)

Një grua në Kaliforni është kapur në kamera, duke u kollitur qëllimisht në fytyrën e një fëmije në një jogurteri.

E ajo që e bën akoma më të rëndë gjestin, është se besohet se është mësuese për fëmijët me nevoja të veçanta. Video e xhiruar më 12 qershor është bërë virale dhe në rrjet që atëhere nisën kërkimet për gruan e dyshuar.

Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nga policia ende, sipas komenteve në rrjetet sociale gruaja që shfaqet në video është e punësuar në shkollën Oak Grove në San Jose, shkruan Daily Mail.

Pas kësaj, shkolla ka reaguar duke thënë se e ka pezulluar nga puna mësuesen e dyshuar, derisa policia të mund të sigurojë informacione të mëtejshme dhe të konfirmojë nëse mësuesja e tyre është vërtet gruaja në video apo jo.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*