Vendosni fjalën kyçe....

Johnson e ka të qartë planin për rimëkëmbjen ekonomike: Nuk do kthehemi te politikat e kursimit, do shpenzojmë në sektorët publikë


Kryeministri është zotuar se qeveria e tij “nuk do të kthehet në politikat e kursimit (austerity) të para 10 viteve” përpara një fjalimi të martën.

Në një intervistë me Mail të Dielën, Boris Johnson parashtroi planet e tij për një rikuperim ekonomik pas bllokimit.

Ato do të përfshijnë krijimin e një grupi pune të ri i cili do të shikojë në përshpejtimin e ndërtimit të spitaleve, shkollave dhe rrugëve.

Por Laburistët e akuzojnë qeverinë se nuk po ndihmon shumë pjesë të ekonomisë.

Ekonomia u tkurr me 20.4% në prill – rënia më e madhe mujore në rekord.

Në mes të kritikave të vazhdueshme për mënyrën se si qeveria e tij e ka trajtuar pandeminë, kryeministri i tha gazetës se ministrat do të dyfishojnë shpenzimet për infrastrukturë në mënyrë që të “ndërtojnë rrugën tonë drejt shëndetit”.

“Nëse Covid ishte një rrufe, ne do të kemi bubullima të pasojave ekonomike,” tha ai.

“Ne do të sigurohemi që kemi plane për të ndihmuar njerëzit, punët e vjetra të të cilëve nuk janë më atje për të marrë mundësitë që u duhen.”

Në artikullin Mail të Dielën, Kryeministri tha se vendi do të “kërcejë mbrapa” nga pandemia. Ai e përforcoi mesazhin e tij duke bërë pompa për të treguar se ai është i shëndetshëm pas trajtimit në kujdesin intensiv për shkat të infektimit me koronavirus në prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *