Vendosni fjalën kyçe....

Milani mposht Romën, mban gjallë shpresën për një vend në Evropë


Milani ka mposhtur pasditen e sotme në San Siro, Romën me rezultatin 2-0.

Golat për “kuq e zinjtë” në San Siron bosh, u shënuan nga Rebiç në minutën e 76 dhe Calhanoglu në minutën e 89 nga pika e bardhë e penalltisë.

Milani ndodhet në vendin e 7 me pikë të barabarta me Napolin e vendit të 6 por me një ndeshje më shumë.

Vendi i 6 do të thotë një vend në kupat e Europës ku dara duket se do jetë me napoletanët.

Ndërkohë Juventus vazhdon të kryesojë Seria A që ndiqet nga Lazio me  pikë më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *