Templates by BIGtheme NET

Rusia mohon akuzat se ka paguar militantë për vrasjen e trupave amerikane

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se u ka ofruar para militantëve të lidhur me talebanët për të vrarë trupat amerikanë dhe të NATO-s në Afganistan, duke i konsideruar ato si “të pabaza”.

New York Times dhe Washington Post kishin publikuar disa shkrime ku citonin zyrtarët amerikanë duke thënë se një njësi e inteligjencës ushtarake ruse e lidhur me përpjekjet për antentate nëpër Europë i kishte ofruar këto shpërblime vitin e kaluar.

Ambasada ruse në SHBA tha që këto pretendime ishin për shkak për kërcënimin e diplomatëve. Talibanët mohuan gjithashtu se kishte ndonjë marrëveshje të tillë me inteligjencën ruse, shkruan BBC.

Raportimet vijnë në një kohë kur SHBA-ja po përpiqet të negociojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.

Sipas “New York Times”-it, presidenti Donald Trump ishte informuar rreth këtyre raporteve gjatë marsit, por Shtëpia e Bardhë e ka mohuar një gjë të tillë.

Ambasada ruse në SHBA e akuzon gazetën se po promovon lajme të rreme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*