Templates by BIGtheme NET

Shefi i deputetëve të LDK-së i infektuar me koronavirus

Konfirmohet me koronavirus shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi dhe anëtarë të familjes së tij gjenden në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën si pozitivë në testin për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, shkruan Gashi.

Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan 96 raste me koronavirus, duke e çuarnë 2590  numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*