Templates by BIGtheme NET

Sa kishte dalë nga burgu, arrestohet i dyshuari si bashkëpunëtor për vrasjen në Laç

Policia ka arrestuar një tjetër person lidhur me vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.

Ilir Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë, për llogari të Policisë së Laçit.

Xhepaj akuzohet se është bashkëpunëtor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të dyshuar për krimin e ndodhur më datë 30 maj.

Eduart Lamaj u arrestua disa ditë më parë pasi po kurohej ilegalisht në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë, rreth 20 ditë pas ngjarjes.

Ende mbeten në kërkim dy persona të akuzuar si bashkëpunëtorë: (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Kush është Ilir Xhepaj

I arrestuari për vrasjen në Laç, është një person me të shkuar kriminale të spikatur. Vetëm 3 muaj më parë, ai kishte lënë burgun pasi ishte dënuar për grabitje.

E më parë ka qenë i përfshirë dhe në atentate. Në maj ai u akuzua për një tentativë vrasje ndaj një biznesmeni. E brenda muajit ndodhi vrasja e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.

Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*