Vendosni fjalën kyçe....

Anija e parë e Vikingëve e zbuluar në Norvegji pas 100 vjetësh, nisin gërmimet


Arkeologët në Norvegji kanë filluar gërmimet për të nxjerrë një anije Vikingësh, e para e zbuluar në më shumë se një shekull.

Siç shkruan BBC, anija u zbulua dy vjet më parë në Gjellestad, në jug-lindje të vendit.

Megjithëse besohet të jetë në gjendje të dobët, kjo është një gjetje e rëndësishme pasi vetëm tre anije të tjera Vikingësh të ruajtura mirë janë zbuluar në vend.

Gërmimet pritet të zgjasin rreth pesë muaj. Anija, e cila është e gjatë rreth 20 metra u zbulua nga ekspertët që përdorën radarin e depërtimit në tokë.

“Anija Gjellestad është një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare”– tha Ministri i Kulturës së Norvegjisë, Sveinung Rotevatn.

Vetëm tre anije vikingësh në gjendje të mirë janë zbuluar në të kaluarën në Norvegji, ku gërmimi i fundit daton në vitin 1904. Të treja janë sot të ekspozuara në një muze afër Oslos.

Pamjet e radarit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *