Templates by BIGtheme NET

Avioni i Johnsonit i rikthehet fluturimeve pas rinovimit 1 milionë euro

Autoritetet britanike prezantuan një ditë më parë avionin e rinovuar të kryeministrit Boris Johnson, i cili iu nënshtrua disa rinovime që kushtuan plot 900 mijë paund.

Menjëherë pas prezantimit, avioni iu bashkua një stërvitje ajrore, ku shihet duke furnizuar me karburant në fluturim e sipër dy avionë luftarakë “Lighting” dhe “Typhoon”.

Stërvitja e koduar “Crimson Thunder” u zhvillua ditën e premte në brigjet verilindore të Britanisë së Madhe ku morën pjesë forcat e RAF dhe Marinës Mbretërore.

Sipas një ushtaraku të lartë avioni “Voyger” i kryeministrit vijon të ketë aktive të gjitha parametrat mbrojtëse dhe furnizimi i avionëve luftarakë është vetëm një nga opsionet e tij.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*