Templates by BIGtheme NET

Berat Buzhala në ditën e gjashtë me koronavirus: Gjendja në QKUK është alarmante

Gazetari i njohur në Kosovë, Berat Buzhala, prej gjashtë ditësh është i infektuar me koronavirus.

Ai ka treguar përmes një postimi në “Facebook” simptomat që ka, sip o e përballon sëmundjen si dhe gjendjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Buzhala thotë se simptomat i ndryshojnë nga dita në ditë dhe thotë se ky virus nuk është si virusët e tjerë, prandaj njerëzit duket të mbrohen e të tregohen të kujdesshëm.

Ndërkohë ai thotë se gjendja në QKU është alarmante, se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, infrastruktura është e limituar.

KOMENTI I BUZHALËS

Dita e gjashtë

Ky virus nuk është sikur viruset e tjerë. Le ta bëjmë të qartë që në fillim. Edhe kur kanë kaluar gjashtë ditë prej momentit kur e kam vërejt që po ndihem paksa i sëmurë, unë edhe me tutje, çdo ditë, përjetoj episode të ndryshme, që nuk i kam përjetuar më herët. Asnjëra prej tyre nuk janë të papërballueshme, thjesht janë të ndryshme. Bie fjala, nëse dy ditët e para kisha ethe dhe temperaturë, në ditët e tjera kjo gjë ndryshoi. Për këtë arsye nuk kam përdor më paracetamol, e as asnjë ilaç tjetër për dhimbje, ani pse në ditën e katër dhe të pestë kisha dhimbje të syve, kurse në ditën e gjashtë, sot, dhimbje të qafës, përmbrapa, dhe shpatullave. Kjo gjë nuk do të ndodhë me viruse të tjera. Mos të harroj, e kam humbur në masë mbi 90 përqind edhe nuhatjen, nuk po i dëgjoj erërat, kurse edhe më tutje i dalloj shijet. Sigurisht që edhe krytë po më vjen pak ma i randë.

Sic edhe ceka në krye të shkrimit kam përdorur paracetamol dy ditët e para, për temperaturë, kurse e pata fillu me sugjerimin e mjekut përdorimin e një antibiotiku, Pancef, një ditë para se me u identifiku pozitiv, sepse kur i kam bo analizat e gjakut ka pasë shenja që mundet me qenë edhe infeksion bakterial. Doli që ishte COVID’i, por pastaj vendosëm që me e vazhdu antibiotikun së paku shtatë ditë, do të thotë deri nesër. Jam plotësisht i vetëdijshëm që kjo situatë nuk do të më dukej kështu siç më duket tani, sikur të kishim qenë më pak të informuar për këtë virus. Tash jemi më shumë sensitiv dhe alarmohemi më shpejt ndaj çdo ndryshimi në organizëm.

Kërkush nuk duhet me u nisë prej kësaj çfarë po them unë, e më thanë “sa për qeso simptomesh nuk po ruhna mo”. Beri është sportist si natyrë, nuk kam sheqer, nuk kam tension të lartë, asnjë analizë të gjakut keq nuk e kam, prandaj supozohet me e kalu më mirë këtë problem. Mirëpo edhe përkundër krejt këtyre përparësive, prapë po them, ky virus është pak më i çuditshëm se sa ata të tjerët. COVID kërkon vrima në organizmin tonë dhe godet bash qaty ku qëndron më së dobëti. Prandaj, nuk do të ishte mirë ta provokonit pa nevojë. Në rregull është nëse vjen papritur, mirëpo mos u gëzoni, sepse nuk është sikur me u bo synet.

Tash edhe një informatë: Gjendja në QKUK është alarmante. Motrat dhe mjekët po luftojnë si luaj – e them me gjithë mend se i kam pa. Fatkeqësisht infrastruktura tashmë është krejtësisht e limituar, prandaj ruani pleqtë e juaj, sepse ndodh që nuk do të keni ku t’i çoni.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*