Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Propozimi i opozitës parlamentare për të hequr koalicionet ëndërr e vjetër e Ramës


Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi deklaroi sot në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se propozimi i paraqitur nga opozita parlamentare është ëndërr e vjetër e Edi Ramës për të hequr koalicionet.

Sipas Bylykbashit, kjo nismë kthen koalicionet për pushtet në një pazar paszgjedhor.

“Propozimi që është paraqitur nga opozita parlamentare është një dokument i Edi Ramës, i cili përfshin ëndrrën e vjetër për të hequr koalicion. Ai gjykon se në këtë lojë do të jetë ai që do të ketë mundësi të propozojë kryeministrin. Do të mohojë jo vetëm traditën dhjetëra vjeçare që të bëjë koalicione. do t’ja lërë pazarit që nëse merr mandatin e kryeministrit të ofrojë llokmën e madhe të ndarje të tepsisë. Pra nga një marrëveshje transparente para zgjedhore kërkon të ta kthejë në një pazar paszgjedhor.  Është një dokument i pastër i Ramës“-tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *