Templates by BIGtheme NET

Trump u përgjigjet njerëzve me ngjyrë që kërkojnë heqjen e statujave: Mësoni historinë, ose do ktheheni pas

Presidenti amerikan Donald Trump thotë që njerëzit me ngjyrë që duan të heqin statujat pronarëve të skllevërve duhet të mësojnë nga historia ose rrezikojnë të kthehen përsëri ku ishin.

Thirrjet për të hequr statujat e figurave të Konfederatës dhe ato që lidhen me skllavërinë janë rritur në javët e fundit, pas protestave të shkaktuara nga vdekja e George Floyd.

Duke folur për “Fox News”, presidenti tha: “Mesazhi im është që ne kemi një vend të shkëlqyeshëm, ne kemi vendin më të shkëlqyer në Tokë. Ne kemi një trashëgimi, kemi një histori dhe duhet të mësojmë nga historia, dhe nëse nuk e kuptoni historinë tuaj, do të ktheheni përsëri pas. Do të ktheheni pas. Ju duhet të mësoni. Mendoni për këtë, ju po fshini atë epokë të tërë dhe do të ktheheni dikur pas. Njerëzit nuk do të dinë për këtë, do ta kenë harruar.”

Trump tha se ishte mërzitur që janë ngritur pikëpyetje për George Washington-in. Ai thotë se disa njerëz duan të rrëzojnë edhe Lincoln-in, Jefferson-in dhe Ulysses S. Grant.

Trump thotë se problemi këtu qëndron në faktin, se njerëzit nuk e dinë se çfarë po shkatërrojnë– gjithë historinë e Amerikës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*