Polumbarët e forcave RENEA kanë bërë të mundur nxjerrjen nga liqeni i Kukësit të trupit të shoferit i cili u rrëzua me kamionin e tij.
Kamioni me drejtues 37-vjeçarin Ferit Lleshi u doli nga rruga e vjetër në afërsi të urës së Kolshit dhe u zhyt në liqen.
Pas disa orësh kërkimesh Polumbarët nxorën trupin e pajetë të 37-vjeçarit.