Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon në Tiranë delegacionin e PDK-së: Kosova do tejkalojë çdo sfidë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një delegacion nga Partia Demokratike e Kosovës.

Basha ka zbuluar disa nga temat e diskutuara në takim duke theksuar se pavarësia dhe sovraniteti territorial i Kosovës janë të pacënuara.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj.

Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

PD Shqipërisë është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj“- shkruan Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *