Vendosni fjalën kyçe....

“Covid-19” shënon viktimën e parë nga “bluzat e bardha” në vend


Ndahet nga jeta i pari mjek për shkak të Covid-19 në Shqipëri.  Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se është ndarë nga jeta profesori i Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar për lajmin, duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesor Pushit.

“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi”, shkruan ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *