Templates by BIGtheme NET

113 raste të reja me koronavirusi në Kosovë, 67 të shëruar në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.991.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 266 mostra, prej të cilave 113 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 67 persona të prekur nga koronavirusi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*