Templates by BIGtheme NET

Interi shkatërron Brescian, mban gjallë shpresat për titull

Interi ka shkatërruar  6:0 Brescian, në një ndeshje ku shkëlqeu Alexis Sanchez, duke i mbajtur gjallë shpresat për titull në Serie A këtë sezon.

Ashley Young, Alexis Sanchez, Daniele D’Ambrosio, Roberto Gagliardini, Christian Eriksen dhe Antonio Candreva të gjithë shënuan nga një gol në Giuseppe Meazza në fitoren më të thellë të Interit këtë sezon.

Skuadra e Antonio Contes po vinte nga një fitore e veshtirë kundër Parmës në fundjavë dhe i duhet me patjetër triumfi ndaj skuadrës së fundit në renditje në Serie A për të mbetur në garë për titull.

Zikaltrit e bëmë pikërisht këtë dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e shkatërruar plotësisht skuadrën vizitore.

Interi ngel në pozitën e tretë por i afrohet liderit Juventus në tetë pikë, ndërsa vendit të dytë Lazios në katër pikë.

Brescia, që e pati vetëm një goditje në kornizën e portës së Samir Handanovicit gjatë gjithë ndeshjes, bie në pozitën e fundit në renditje me pothuajse asnjë gjasë për të mbijetuar.

Sanchez, që luajti titullar si rrallë herë para Romelu Lukakut, shkëlqeu duke shënuar një herë dhe duke asistuar dy herë.

Interi e pret Bolognën në ndeshjen e ardhshme të dielën, ndërsa Brescia është nikoqir i Veronës në të njëjtën ditë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*