Templates by BIGtheme NET

Interpol refuzon të ndihmojë Iranin për arrestimin e Trump-it

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar Interpolit ndihmë për të arrestuar presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve, që ky shtet beson se kanë kryer sulmin me dron që vrau gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, tha të hënën se Trump, së bashku me më shumë se 30 të tjerë akuzohen për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneral Qassem Soleimani. Siç shkruan Al Jazeera, ata përballen me “akuza vrasjeje dhe terrorizmi”.

Alqasimehr nuk i zbuloi emrat e personave të tjerë të kërkuar, përveç Trump-it, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë atë edhe pasi të mbarojë presidencën.

Ndërkohë Interpol Interpol, e ka refuzuar kërkesën e Iranit për ta ndihmuar në arrestimin e Trump. Interpol që e ka bazën në Francë, tha se kushtetuta e vet e ndalon të ndërmarrë “çdo ndërhyrje ose veprimtari me karakter politik, ushtarak, fetar ose racor”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*