Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja lidhur me Covid-19.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos ndër të tjera mbajtja e detyrueshme e maskave si dhe ndalimi i grumbullimit me më shumë se 50 persona, shkruan Lajmi.net.
Disa nga masat e marra janë të publikuara më poshtë ndërsa lista e plotë do prezantohet më vonë nga autoritetet përgjegjëse.
- Reduktimi i punonjësve në administratë dhe puna e tyre nga shtëpia.
- Të mbyllen zyrat në institucione private dhe publike, ku ka pasur raste pozitive me COVID-19.
- Kontaktet duhet të vetëizolohen për 14 ditë në shtëpi. Ato këshillohen për monitorim dhe këshillohen për kujdes nëse shfaqin simptoma.
- Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse.
- Në mënyrë strikte të respektohet distanca, maska dhe dezinfektimi.
- Inspektoriatet të zbatojnë ligjet kundër përhapjes së sëmundejeve ngjitëse.
- Bartja e maskave të jetë obligative.
- Punonjësit dhe palët në institucione të mbajnë maskë.
- Kontroll rigoroz e bartjes së maskave.
- Bartja e obliguar e maskave në taksi, transport publik, nga punonjësit dhe udhëtarët.
- Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit.
- Kontroll rigoroz në institucione shëndetësore.
- Ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
- Marketet, furrat, dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska.
- Nëse rëndohet situata do të rikthehen masat rigoroze të kërkuara nga OBSH.