Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit prek titullin, Setien i bën dalje Grizmanit


Trajneri i Barcelonës, Setien, i ka bërë dalje sulmuesit francez të ekipit, Grizman.

Në një deklaratë për mediat sportive në Gadishullin Iberik, ai thotë se prania e Grizmanit në fushë i humbet qëndrueshmërinë ekipit.

Barazimi ndaj Atletikos së Madridit në Barcelonë ka lënë shije të hidhur te drejtuesit dhe tifozët e ekipit blaugrana.

Katalanasit humbën mundësinë të riktheheshin në krye të renditjes dhe i kanë dhënë mundësinë Realit të Madridit të shkëputet edhe më shumë në renditje në rast fitoreje ndaj Getafes nesër duke e çuar në katër pikë largësinë nga Barcelona.

Me 5 javë nga fundi madrilenët e kanë vetë në dorë fitimin e titullit kampion duke qenë se kanë një kalendar të lehtë në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *