Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo shënon golin mahnitës, Juventusi ruan largësinë nga Lacio (Video)


Cristiano Ronaldo shënoi një gol mahnitës nga një largësi e madhe teksa Juventusi ruajti kryesimin pas fitores 3-1 ndaj Genoas.

Kur nga fundi kanë mbetur edhe 9 javë, Juve ka 4 pikë më shumë se Lacio e kësisoj duhet të gabojë sa më pak në pjesën e mbetur.

Ylli portugez shënoi golin e tij të 24-të të kampionatit nga rreth 22 metra largësi në minutën e 56-të të ndeshjes.

Edhe Lacio e fitoi ndeshjen e saj ndaj Torinos jashtë fushe duke ruajtur largësinë nga kreu ndërsa Interi ka sot mundësinë të forcojë pozitat kur të presë në Milano, Breshian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *