Templates by BIGtheme NET

73 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 63 të shëruar në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3.064.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 73 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 63 persona të prekur nga koronavirusi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*