Vendosni fjalën kyçe....

Dita “e zezë” e Maqedonisë së Veriut, numëron 15 viktima nga koronavirusi 24 orët e fundit


Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e sotme bilancin më negativ për sa u përket viktimave të shkaktuara lidhur me Covid-19.

Siç raporton Alsat, në 24 orët e fundit numërohen 15 viktima, 8 prej të cilave në Shkup, nga dy në Tetovë, Strugë e Gostivar dhe 1 në Ohër.

Po kështu media e vendt fqinj raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1653 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitive 173 raste.

Numri i përgjithëm i viktimave lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 321, duke qenë një nga vendet me bilancin më të keq në rajon, ai të prekurve 6625 dhe i rasteve aktive 3556.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *