Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuzon opozitën në Parlament për pazare me Ramën: Dikujt i falën borxhet e kazinosë, tjetrit i nxorën vëllanë nga burgu


Mbrëmjen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi deputetët e opozitës parlamentare, se kanë bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

Basha  tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” se shumica e deputetëve të opozitës parlamentare, kishin firmosur lënien e mandatit kur opozita vendosi djegien e tyre, me 2 apo 3 përjashtime.

“Të them diçka të bukur. Kur italia fashiste pushtoi Shqipërinë, u kujdes që të paktën nga ana formale gjërat të ishin në rregull dhe mblodhi një grup kolaboracionistësh, që i çuan kororën e skënderbeut, e mbretnisë shqiptare, Viktor Emanuelit dhe që pastaj u deklarua mbret i Shqipërisë. Pra, këtu kemi të njëjtin koktej surrogatësh, njerëz të cilët kanë nënshkruar lënien e mandateve. Nuk e kemi thënë shpesh, me 2 apo 3 përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar lënien e mandatit. Janë bërë publike. E kemi thënë por jo shpesh, e pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i janë falur borxhe kazinosh, dikush ka marrë leje ndërtimi, dikush para kesh në dorë, dikush nxjerrje vëllai nga burgu. Disa kanë nënshkruar e kanë ndryshuar mendje për arsye të tjera, por në masë të madhe ata janë ata që ju i thoni opozitë parlamentare.

E ata që duhet të jenë të interesuar për koalicion sepse s’kanë parti. Këta s’janë asgjë, këta janë Edi Rama. Hedh gurin e fsheh dorën për një arsye të vetme sepse është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme.”– deklaroi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *