Vendosni fjalën kyçe....

Britania e madhe hap kufijtë me 57 vende të botës, Shqipëria nuk bën pjesë në listë


Është botuar lista me 57 vende të botës të cilat mund të shkojnë në Angli pa patur nevojën e karantinimit. Vendet si Greqia, Spanja, Franca dhe Belgjika janë në listën, e cila hyn në fuqi nga 10 korriku. Por Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë.

Ndërsa vendet si Kina, SHBA, Suedia dhe Portugalia nuk janë të përfshira. Gjë që tregon se këto vende konsiderohen ende jo të sigurta. Ardhjet nga këto vende duhet të izolohen për 14 ditë.

Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do i kufizojnë udhëtimet apo jo, shkruan BBC. Rregullat e karantinës gjithashtu do të mbeten në fuqi për Irlandën Veriore për vizitorët që vijnë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Kufizimet erdhën në fuqi në fillim të qershorit në një përpjekje për të ndaluar hyrjen e koronavirusit në vend pasi numri i rasteve po binte.

Duke folur në konferencën për shtyp në Doëning Street, Kryeministri Boris Johnson tha: “Në vend që të karantinojmë vizitorët nga e gjithë bota, ne do të karantinojmë vetëm ata nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”.

Personat që udhëtojnë nga 57 vendet dhe 14 territoret e huaja britanike në listë nuk do të duhet të karantinohen me mbërritjen në Angli përveçse nëse kanë udhëtuar nëpër një vend i cili nuk është i përjashtuar. Pasagjerëve do t’u kërkohet të japin informacione të kontaktit gjatë mbërritjes në Angli.

Disa nga ata që gjenden në listë përfshijnë destinacione të njohura me e të shkurtra si Turqia dhe Qipro, si dhe destinacione më të largëta përfshirë Australinë, ishujt Barbados, Hong Kongun, Japoninë, Zelandën e Re dhe Vietnamin.  Sidoqoftë, disa vende, siç është Zelanda e Re, do të kërkojnë që vizitorët të izolohen pas mbërritjes.

Zyra e Jashtme pritet të rishikojë udhëzimet e saj të shtunën, duke përfshirë emërtimin se cilat vende do të kenë një marrëveshje reciproke me Mbretërinë e Bashkuar dhe të mos kërkojnë nga vizitorët britanikë të karantinohen pas mbërritjes.

Departamenti i Transportit konfirmon se sistemi i “semaforit të propozuar”, i cili do të shihte vendet e shënuara si të kuqe, jeshile në varësi të përhapjes së virusit, është rrëzuar.

57 vendet me të cilat Britania do hapë kufijtë:

  1. Andorra
  2. Gjermania
  3. Zelanda e Re
  4. Antigua dhe Barbuda
  5. Greqia
  6. Norvegjia
  7. Aruba
  8. Grenlanda
  9. Polonia
  10. Australia
  11. Grenada
  12. Reunioni
  13. Austria
  14. Guadalope
  15. San Marino
  16. Bahamas
  17. Hong Kong
  18. Serbia
  19. Barbados
  20. Hungaria
  21. Sejshellet
  22. Belgjikë
  23. Islandë
  24. Korea e Jugut
  25. Bonaire
  26. Shën Eustatius dhe Saba
  27. Itali
  28. Spanjë
  29. Croaci
  30. Xhamajkë
  31. Shën Bartolomeu
  32. Kuraçao
  33. Japoni
  34. Shën Kitts dheNevis
  35. Qipro
  36. Lihtenshtejn
  37. Shën Lucia
  38. Republika Çeke
  39. Lituani
  40. Shën Pierre dhe Miquelon
  41. Danimarkë
  42. Luksemburg
  43. Zvicër
  44. Dominica
  45. Macau
  46. Tajvan
  47. Ishujt Faroe
  48. Malta
  49. Trinidad dheTobago
  50. Fixhi
  51. Mauritiusi
  52. Turqi
  53. Finlandë
  54. Monako
  55. Vatikan
  56. Francë
  57. Holandë
  58. Vietnam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *