Templates by BIGtheme NET

Dyshime për trukimin e ndeshjes Bylis-Tirana, reagon FSHF-ja: Po hetojmë çështjen

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas dyshimeve të ngritura se sfida mes Bylisit dhe Tiranës ka qenë e trukuar.

Në një deklaratë për mediat, FSHF-ja thotë se ka nisur një hetim dhe ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëse ka pasur baste të dyshimta për takimin.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen”-thuhet në njoftim.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*