Templates by BIGtheme NET

Hoti përfundon takimin me Bashën: Më premtoi se do heqë taksën e Rrugës së Kombit

Ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Të dy ndanë qëndrim të përbashkët lidhur me taksën e rrugës së Kombit, duke thënë se premtimi i kryedemokratit është se një nga gjërat e para që do bëjë kur të bëhet kryeministër, do jetë pikërisht heqja e taksës së kësaj rruge.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet, çështjet që duam të adresojmë si dy shtete, përfshirë dhe taksën e rrugës dhe unë kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do hiqet.”- tha Hoti.

Basha vazhdoi: “Nuk kam çfarë të shtoj, premtimi im qëndron. Do jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës së rrugës së Kombëit, sikundër i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithçka për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë.

Sot kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam shëtitur në vijën bregdetare dhe kam parë me sytë e mi situatën shumë të vështirë të turizmit. Të vetmit turistë që kam takuar janë nga Kosova dhe në këtë kuadër shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës do të mundësojmë të kemi sa më shumë vizitorë në plazhet e bukura që kemi. Marr angazhim para medias dhe opinionit publik të Kosovës, se një nga gjërat e para që do të bëj do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.”

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*