Vendosni fjalën kyçe....

Ishte me Covid-19, ndërron jetë trajneri dhe babai i kampionit të UFC-së


Abdulmanap Nurmagomedov

Ka ndërruar jetë babai dhe trajneri i kampionit të UFC-së Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap. Lajmi u konfirmua nga ekipi i menaxhimit të luftëtarit të arteve marciale, të premten në një deklaratë dërguar CNN-it.

Në moshën 57-vjeçare, Abdulmanap vdiq në një spital të Moskës për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

“Unë kërkoj nga Allahu që ta bekojë të ndjerin me mëshirën e tij dhe t’i dhurojë durim zemrave tuaja besimtare përkundër dhimbjes, dhe të na bashkojë me të dashurit tanë në parajsë. Të All-llahut jemi dhe te Ai është kthimi ynë”- shkruan në twiter Ali abdulazizi, menaxheri i Khabibit.

Khabib tha në maj se Abdulmanap ishte në një gjendje të rëndë. Ai kishte udhëtuar përsëri në shtëpinë e tij në Dagestan, kur u zbatuan masat e bllokimit. Sidoqoftë, në një intervistë me ESPN në fillim të qershorit, Abdelaziz tha që situata e tij po përmirësohej.

“Khabib është shumë i fortë, familja e tij është shumë e fortë dhe babai i tij është shumë i fortë”- tha Abdelaziz. “Ai po përmirësohet. Ai hapi sytë dhe ai po përgjigjet.”

Khabib Nurmagomedov

RT.com raportoi se Abdulmanap pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me koronavirus. Ai më pas iu nënshtrua një operacioni urgjent, pas së cilës u vendos dy herë në një gjendje kome.

Djali Abdulmanap, Khabib Nurmagomedov, të cilin e ka stërvitur vetë ai, është kampioni mbretëror i peshave të lehta në UFC.

Duke e përshkruar Abdulmanap si “trajner të arteve marciale të njohura botërore”, RT.com tha që babai i Khabib e shndërroi një pjesë të shtëpisë së tyre familjare në një palestër, ku djali mësoi të luftonte.

Abdulmanap Nurmagomedov me djalin e tij, kampionin të UFC-së Khabib


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *