Templates by BIGtheme NET

Jeff Bezos thyen rekordin e vet, sa iu rrit pasuria këtë vit

Pasuria e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, është rritur në 171.6 miliardë dollarë, duke tejkaluar edhe rekordin e tij të mëparshëm, pavarësisht divorcit.

Siç shkruan Bloomberg, aksionet e tij u rritën 4.4% të mërkurën me një rekord prej 2.878.70 dollarësh. Kjo e ka rritur pasurinë e tij në 171.6 miliardë dollarë.

Me këtë, ai ka thyer edhe rekordin e vendosur nga ai vetë në 4 shtator të 2018-ës prej 167.7 miliardë dollarësh.

Fitimet e tij prej 56,7 miliardë dollarësh vetëm për këtë vit tregojnë për një hendek të thelluar të pasurisë në SHBA gjatë rënies më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh.

Pas divorcit me Mackenzie Bezos, Jeff i dha asaj një përqindje të aksioneve në “Amazon” me një vlerë neto prej 56.9 miliardë dollarësh. Kjo e bëri atë personin e 12-të me të pasur në renditjen e Bloomberg dhe gruan e dytë më të pasur në botë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*