Templates by BIGtheme NET

Meta takon Hotin: Çfarë i premtova sot

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, i cili ka ardhur në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, pas marrjes së detyrës.

Pas këtij takimi, Meta tha se i ka uruar sa më shumë suksese Ksoovës drejt perspektivës europiane. Ai thotë se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë, ndërsa thekson se është me rëndësi që gjithë forcat politike të jenë të bashkuar në këtë proces.

Meta shton se i ka premtuar kryeministrit Hoti se do të promovojë bukuritë natyrore të Kosovës.

“I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

I premtova Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovoj me kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës sonë të dashur, i bindur se edhe shumë qytetarë nga Kosova do ta kalojnë sezonin turistik në perlat e bregdetit dhe malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. “– shkruan Meta.

Më herët Hoti, u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*