Templates by BIGtheme NET

Rritet për të pestën ditë radhazi numri i të infektuarve në Itali

Kurba e epidemisë në Itali është ende në rritje, duke shënuar rritje për të pestën ditë radhazi. Siç shkruan Repubblica.it, sot Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 223 raste të reja, nga të cilat 115 janë në Lombardi, duke përbërë 51.5% të totalit të të infektuarve në Itali.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve sot ka arritur në 241.184 persona.

Ndërsa përsa i përket numrit të viktimave fatmirësisht ka patur ulje në krahasim me një ditë më parë kur u shënuan 30 viktima.

Sot janë shënuar 15 të vdekur, katër prej të cilëve janë në Lombardi dhe Piemonte, tre në Toscana, dy në Emilia Romagna, një në Lazio dhe Veneto. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 34.833, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 384 persona kanë fituar betejën me Covid-19, duke e cuar kështu numrin në total të të shëruarve në 191.467.

Në këto 24 orë, në 14 rajone italiane nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar.

Këto janë:

  1. Valle d’Aosta,
  2. Liguria,
  3. Trentino Alto Adige,
  4. Friuli Venezia Giulia,
  5. Marche,
  6. Umbria,
  7. Abruzzo,
  8. Campania,
  9. Molise,
  10. Puglia,
  11. Basilicata,
  12. Calabria,
  13. Sicily
  14. Sardenja

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*