Templates by BIGtheme NET

Rritja e numri të rasteve me koronavirus, Beogradi shpall gjendjen e emergjencës, rikthen masat shtrënguese

Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse.

Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli. Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi.

Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*