Templates by BIGtheme NET

Veliaj hap tenderin 60 milionë lekë për projektimin e Teatrit të ri

Bashkia Tiranë ka hapur sot tenderin për projektimin e Teatrit të ri Kombëtar, me një vlerë mbi 60 milionë lekë ose rreth 500 mijë euro.

Siç thuhet në njoftimin e shpallur, data e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kompanitë e interesuara, do të jetë data 14 korrik.

Teatri i ri do të ndërtohet me fondet e bashkisë së Tiranës, por ende ka disa paqartësi.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb me vendim të Bashkisë së Tiranës më 17 maj, veprim ky që është cilësuar i paligjshëm nga aktivistë të Aleancës për Teatrin, të cilët dolën të protestojnë dhe pati edhe përplasje mes tyre e policisë.

Deklarata të paqarta janë bërë në më shumë se dy vite, me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, që kanë paraqitur projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për ndërtimin e godinës së re. Projekt ky i paguar nga firma Fusha, e cila sipas Veliajt ia ka falur atë bashkisë./Hashtag.al

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*