Templates by BIGtheme NET

Vuçiç: Serbia negocion me Perëndimin për Kosovën dhe jo me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Beogradi është duke realizuar negociata për Kosovën me Perëndimin, dhe jo me shqiptarët.

Ai tha se se pala e tyre po del me të njëjtën platformë si më parë në vazhdimin e mundshëm të dialogut me Prishtinën, por që tani nuk sheh ndonjë zgjidhje.

I pyetur nëse ai është nën presion, pasi samiti në Paris mbi Kosovën është paralajmëruar, dhe cilat janë skenarët e mundshëm për vazhdimin e dialogut, dhe cila do të jetë platforma e Beogradit, Vuçiç tha Serbia do të luftojë që të mos mbetet fajtore për mungesën e dialogut.

Si më parë, për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për njerëzit tanë në Kosovë. Në të njëjtën kohë, të kuptuarit e peshës së pozitës sonë dhe të luftojmë për të mos qenë fajtorë për mungesën e dialogut”-tha ai për RTS.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*