Zjarri ka përfshirë një banesë në Juban të Shkodrës duke e shkrumbuar tërësisht.
Në shtëpinë që tashmë është bërë shkrumb e hi jetonin dy familje, ajo e Shtjefën Caka dhe Fred Caka.
Dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.
Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja. Ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet njoftimi zyrtar i policisë.