Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë në Shkodër, mbeten në qiell të hapur dy familje


Zjarri ka përfshirë një banesë në Juban të Shkodrës duke e shkrumbuar tërësisht.

Në shtëpinë që tashmë është bërë shkrumb e hi jetonin dy familje, ajo e Shtjefën Caka dhe Fred Caka.

Dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.

Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja. Ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet njoftimi zyrtar i policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *