Vendosni fjalën kyçe....

Bajerni i Mynihut bën dopietë, fiton edhe Kupën e Gjermanisë


Pas kampionatit, Bajerni i Mynihut ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë dhe është në pritje të tripletës, duke synuar edhe Ligën e Kampionëve.

Bavarezët arritën të mposhtin lehtësisht në finale Leverkusenin me rezultatin 4-2 duke mos e vënë për asnjë çast në dyshim suksesin.

Për bavarezët golat e shënuan nga Alaba, Gnabry e Levandovski me dopietë.

Në Ligën e Kampionëve, Bajerni e ka fituar 3-0 ndeshjen e vajtjes të vlefshme për 1/8-at e kompeticionit dhe në datën 7 gusht pritet të luhet ndeshja e kthimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *