Templates by BIGtheme NET

I riu në Gjirokastër shkon i plagosur në spital, çfarë zbuloi policia

Një djalë i ri është paraqitur i plagosur në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e sotme, çka ka shtyrë policinë të nisë hetimet për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.

Sipas uniformave blu, dy të rinj në fshatin Hormovë në Gjirokastër, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

“Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policët e kapën djalin tjetër, me të cilin ishte konfliktuar i plagosuri, i cili gjithashtu kishte qenë i dëmtuar. Për këtë arsye ata e dërguan drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*