Vendosni fjalën kyçe....

Pas Hakimit, Interi kërkon edhe Alabën


Pasi afroi Hakimin, Interi po bën gati goditjen e radhës në merkato. Klubi zikaltër i ka hedhur sytë nga Gjermania ku kërkon mbrojtësin e Bajernit të Mynihut, Alaba.

Lojtari i kombëtares austriake ka qenë dy javë më parë në Milano ku është takuar me drejtuesit e klubit milanez megjithatë jo çdo gjë është mbyllur me sukses deri tani.

Alaba kushton 50 milionë euro dhe ka një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon por pas një viti kontrata e tij me Bajernin skadon dhe deri tani nuk ka dhënë shenja se do të vijojë të qëndrojë në Mynih.

Pas tij janë edhe Reali i Madridit, Mançester Siti e PSG-ja dhe Interi i është bashkuar garës së fortë për të marrë shërbimet e një mbrojtësi që kërkohet me ngulm nga trajneri Konte.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *