Templates by BIGtheme NET

Sherr masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë (VIDEO)

Ndeshja Prishtinë – Drenicë përfundoi ditën e djeshme me rezultatin 1-0 me fitore për Prishtinën. Kjo ndodhi falë një goli të shënuar nga Ahmed Jonuzi në minutat e fundit të ndeshjes.

Përveç rezultatit, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë ndeshje ishte sherri masiv që nisi mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fundin e ndeshjes.

Protagonistë në këtë sherr u bënë dhe ish-lojtari i Partizanit, Labinot Ibrahimi i cili luan me Prishtinën, si dhe Argjend Mustafa, të cilët u munduan të qetësojnë situatën.

Në një video të siguruar nga “Klan Kosova”, shihet sherri masiv mes lojtarëve , ku nuk kanë munguar grushtet dhe sharjet dhe shkak për këtë sherr mendohet të ketë qenë gjykimi që është bërë në ndeshje.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*