Kanë mjaftuar pak minuta shi pasditen e sotme që rrugët e Fushë-Krujës të kthehen në liqen artificial.
Siç duket nga videoja e mëposhtme, rrugët janë mbuluar nga uji edhe pse shiu nuk ka zgjatur veçse pak minuta.
Videot me rrugë e parqe të përmbytura edhe me pak minuta shi janë të zakonshme në Tiranë, Durrës, Vlorë, Berat.
Pak kohë më parë, mjaftuan pak minuta shi që të përmbytej dy herë parku i sapopëruruar pranë ‘Tajvanit’, rikonstruksioni i të cilit u ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës qindra milionë lekë.