Vendosni fjalën kyçe....

Tajvani po ofron “fluturime false”, për të lumturuar turistët që nuk udhëtojnë dot gjatë pandemisë (FOTO)


Ju ka marrë malli për udhëtimet gjatë mbylljes së koronavirusit? Një aeroport në Tajvan duket se ka gjetur zgjidhjen për të lumturuar turistët duke krijuar një itinerar të rremë ku mund të regjistroheni, kaloni përmes kontrollit dhe sigurisë së pasaportave dhe madje të hipni dhe në avion. Por në të vërtetë nuk largohesh nga vendi yt.

Rreth 7,000 njerëz aplikuan për të marrë pjesë dhe fituesit janë zgjedhur rastësisht, e siç shkruan Daily Mail, më shumë përvoja false të fluturimit do të ndodhin gjatë javëve të ardhshme.

“Unë me të vërtetë dua të largohem nga vendi, por për shkak të epidemisë nuk mund të fluturojmë”– tha Hsiao Chun-wei, 38 vjeç, e cila solli djalin e saj të merrte pjesë në këtë eksperiencë të re.

Pasagjerët morën leje kalimi për në aeroport dhe kaluan para punonjësve të sigurisë dhe imigracionit përpara se të hipnin në një avion “Airbus A330”.

Ata gjithashtu dëgjuan një leksion mbi parandalimin e Covid-19 para se të niseshin, të pinin tortë dhe kafe në një restorant të aeroportit dhe të kalonin përsëri para policëve për t’u rikthyer në vend.

“Shpresoj që epidemia të përfundojë së shpejti, kështu që ne mund të fluturojmë vërtet”, tha një grua 48-vjeçare. Aeroporti gjithashtu po e përdor këtë event për të treguar rinovimet e përfunduara ndërsa pasagjerët kanë qëndruar larg, dhe t’u tregojnë njerëzve se çfarë hapash kanë ndërmarrë për parandalimin e virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *