Vendosni fjalën kyçe....

Titulli kampion në Itali, Juventusi e Lacio luajnë sonte sfidat e zjarrit


Mbrëmja e sotme pritet të vendosë jo pak për sa i përket titullit kampion në Itali. Ndërsa Juventusi përballet me Torinon në derbin e qytetit, Lacio pret në Romë, Milanin.

Bardhezinjtë kanë katër pikë më shumë se lacialët por duhet thënë se sot do e kenë të vështirë jo vetëm për faktin se derbi është përherë një ndeshje e veçantë ku asnjëra palë nuk lëshon, por edhe për faktin se Torino ka nevojë për pikë pasi kërcënohet ende prej zonës së ftohtë.

Lacio nga ana e saj duhet ta fitojë me çdo kusht sfidën e sotme për të shpresuar te titulli.

Ekipi roman ka përballë Milanin pa shumë shkëlqim por që është ende në garë për një vend në renditje që e çon në Ligën e Europës e për këtë arsye nuk do e ketë aspak të lehtë detyrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *