Templates by BIGtheme NET

2 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat e azhurnuara mbi situatën e epidemisë në vend të shkaktuar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë kryer 392 testime duke zbuluar  74 raste me të infektuar me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike është: 22 në Tirane, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkoder, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast, në Lushnjë, Gjirokastër, P0gradec, Dibër dhe Kolonjë.

Ndërsa 20 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Ndërsa 2 qytetarë nga Tirana kanë humbur betejën me sëmundjen

Aktualisht janë 89 pacientë në spital 11 në terapi intensive, 1 i intubuar në gjendje të rëndë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*