Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar për 5 vjedhje targash dhe makinash në Peqin, arrestohet 33-vjeçari nga Laçi


Një 33-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer 5 vjedhje në Peqin.

Sipas policisë shtetasi me inicialet A. N., banues në fshatin Sanxhak, kryente vjedhjen e targa automjetesh dhe makinash.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.

Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.
Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *