Vendosni fjalën kyçe....

Martinezit i skadon klauzola në 7 korrik, Interi i bën gati kontratën e re


Klauzola e lirimit e Lautaro Martinezit skadon të martën dhe Interi shpreson se kjo do të jetë nxitës për argjentinasin për ta injoruar Barcelonën dhe për të nënshkruar kontratë të re por të përmirësuar me zikaltrit.

Sulmuesi argjentinas e ka një klauzolë lirimi në vlerë 111 milionë euro në marrëveshjen me Interin, e cila mund të aktivizohet vetëm deri më 7 korrik nga klubet jashtë Italisë,

Por për shkak të ndikimin të madhe të pandemisë koronavirus në financa, Barcelona nuk duket të jetë në gjendje ta paguajë këtë shumë dhe Interi nuk e ka ndërmend të ulët për të biseduar rreth çmimit të tij.

Sipas mediave italiane, pasi afati i fundit të kalojë të martën, Interi do t’ia paraqesë Lautaros planet e së ardhmes, përfshirë një kontratë të përmirësuar.

Përmirësimi përfshinë dyfishimin e pagës, e cila është 2.5 milionë euro në sezon tani, plus bonuse shtesë në bazë të paraqitjeve të tij.

Kontrata e tij do të zgjatej nga viti 2023 deri më 2024 dhe klauzola e lirimit e tij do të rritej më shumë se 111 milionë euro.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *