Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga makina, ndërron jetë 64-vjeçari në Fier


Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Fier pasi është përplasur nga makina teksa po ecte në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhupan ku viktimë ka mbetur personi me iniciale P.M., ndërsa drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari K.F., është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *