Templates by BIGtheme NET

Punonjësi preket nga Covid-19, mbyllet Urdhri i Farmacistëve

Urdhri i Farmacistëve është mbyllur pasi një punonjës ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Lajmi është dhënë nga vetë ndërmarrja me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar kolegë, Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes së testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.

Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!” – thuhet në njoftimin e UFSH-së në Facebook.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*