Templates by BIGtheme NET

I grabitet shtëpia, Riberi paralajmëron largimin nga Fiorentina

Francezi Riberi ka pasur një natë të trazuar, jo vetëm për shkak të humbjes që Fiorentina pësoi në kampionat.

Shtëpia e mesfushorit ka rënë pre e hajdutëve që kanë përfituar nga mungesa e tij. Vetë lojtari ka reaguar në Instagram ku ka shkruar se është i shokuar pas ngjarjes dhe se shumë shpejt do marrë vendimet e duhura.

“Jam i shokuar, ndihem i cënueshëm. Do marr vendimin e duhur për mirëqenien e familes sime. Për fat të mirë unë rend pas një topi, pas një pasioni jo pas milionave. Por familja ime vjen e para dhe do marr vendimin e duhur.” – shkruan ai.

Riberi, tashmë 37-vjeç, u transferua te Fiorentina pas 12 vitesh te Bajerni i Mynihut dhe këtë sezon me ekipin francez nuk ka asnjë objektiv për të arritur pasi ndodhet në mesin e renditjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*